Formulari i aplikimit online (Videx)
Ju lutem që përmes butonit të paraqitur ta plotësoni online formularin e aplikimit dhe nënshkruajeni. Më poshtë mund të gjeni udhëzimet për përdorimin e VIDEX.
Pasi ta printoni formularin e plotësuar të aplikimit, ju lusim që t'i rishikoni të gjitha të dhënat. Ju lutem mos harroni që faqet e formularit t'i firmosni personalisht. Pastaj këtë aplikim elektronik silleni bashkë me dokumentet tjera relevante në degën e VisaMetric.
Nëse nuk mund ta mbushni formularin e aplikimit në mënyrë elektronike, atëherë ju keni në dispozicion një formular të printuar paraprakisht. Ju lutem ta keni parasysh që formulari i aplikimit i cili mbushet manualisht-me dorë, mund ta vonojë përpunimin në VisaMetric pasi të gjitha të dhënat duhet të transferohen manualisht.
Dega VisaMetric në Prishtinë ofron një shërbim që aplikantëve t'u plotësohet formulari i aplikimit. Aplikantët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë shërbim në VisaMetric, mund të kërkojnë që formularët e tyre të aplikimit për Schengen t'u plotësohen për 20 Euro për secilin aplikim. Një punonjës i qendrës së pranimit të aplikimit do të vendosë të dhënat e përshkruara nga aplikanti në formularin elektronik në internet dhe do t'i bashkëngjisë një kopje të printuar të këtij formulari me dokumentet e aplikimit. Përshkrimi i të dhënave bazohet në informacionet e dhëna nga aplikanti.
Usluga popunjavanja obrazaca pruža se isključivo na zahtjev podnosioca zahtjeva i potpuno je opcionalna. Ne uključuje nikakve savjete o zahtjevu za vizu.Odabir korištenja usluge popunjavanja obrazaca nema utjecaja na odluku o zahtjevu.Odluku o vašem zahtjevu za vizu donosi njemačka ambasada, a ne Visametric.
