Procesi i përpunimit

VisaMetric nuk ka ndikim në kohën e përpunimit të aplikimit tuaj për vizë. Koha e përpunimit të vizave kombëtare pranë Ambasadës varet nga disa faktorë. Nuk mund t'ju japim një parashikim mbi kohëzgjatjen e përpunimit.

Fatkeqësisht, nuk është e mundur të përshpejtohet përpunimi i aplikimeve individuale.

Informacione të mëtejshme mbi afatet e përpunimit dhe procedurën e aplikimit mund të gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Statusin e aplikimit tuaj mund ta ndiqni nëpërmjet faqes së internetit të VisaMetric, duke vendosur numrin e pasaportës dhe numrin e barkodit të VisaMetric.

Për më shumë informacion, klikoni te Ndjekja e aplikimit.

Ju lutemi, përmbahuni nga kërkesat për informacion mbi statusin e përpunimit të vizës suaj përpara se të kenë kaluar 12 javë nga data e dorëzimit të aplikimit për vizë.