Tarifa për vizë dhe tarifat e Shërbimeve të Visametric

  • Tarifa për Vizë: tarifat për vizë i caktojnë ambasada dhe ato u transferohen atyre që të përpunojnë aplikimin tuaj për vizë.
  • Tarifa e Shërbimeve: tarifat e shërbimeve i faturon VisaMetriku kur pranon kërkesën tuaj për vizë.
  • Shënim: tarifat për vizë dhe për shërbime nuk garantojnë dhënien e vizës. tarifa e vizës dhe shërbimeve nuk refundohet apo transferohet pasi që aplikimi për vizë ti jetë dorëzuar ambasadës, ose nëse viza refuzohet ose procedura është ndërprerë nga ana e vet aplikantit.

tarifa e vizave -Vizë nacionale

EURO

LEK

Për qytetarë të Republikës së Shqipërisë

75 Euro (të paguhet në lekë me kursin përkatës)

6.900,00 LEK


tarifat e Visametric

EURO

LEK

Viza Nacionale

40 Euro (të paguhet në lekë me kursin përkatës)

3.630.00 LEK

**Shuma e tarifës së vizës dhe tarifës së shërbimit, të cilat mund të paguhen vetëm në LEKË, mund të ndryshojë për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit valutor.

Tarifat e vizës dhe tarifa e shërbimit përcaktohen në EUR, por pagesa mund të kryhet vetëm në LEKË. Kursi i këmbimit ndërmjet këtyre monedhave përcaktohet nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe përditësohet rregullisht. Për këtë arsye, shuma që duhet të paguhet mund të ndryshojë nga shuma e përmendur më sipër.

Ju lutemi, kini parasysh se në faturën tuaj për tarifën e aplikimit për vizë dhe tarifën e shërbimit do të pasqyrohet vetëm shuma e paguar në LEKË.


Shërbime Shtesë

EURO

LEK

Dorëzimi i pasaportës me postë

20 Euro

1.820 LEK


* Shuma e çmimeve për shërbimet shtesë, të cilat mund të paguhen vetëm në LEKË, mund të ndryshojë për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit valutor.

Çmimet për shërbimet shtesë përcaktohen në EUR, por pagesa mund të kryhet vetëm në LEKË. Kursi i këmbimit ndërmjet këtyre monedhave përcaktohet nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe përditësohet rregullisht. Për këtë arsye, shuma që duhet të paguhet mund të ndryshojë nga shuma e përmendur më sipër.

Ju lutemi, kini parasysh se në faturën tuaj për shërbimet shtesë do të pasqyrohet vetëm shuma e paguar në LEKË.

INFORMACION MBI SHËRBIMET SHTESË

Përdorimi i shërbimeve shtesë është tërësisht vullnetar dhe nuk përbën kusht për paraqitjen e një aplikimi për vizë.

Rezervimi ose përdorimi i shërbimeve shtesë nuk ndikon në asnjë mënyrë në:

  • mundësinë për të marrë një takim ose në caktimin e takimit;
  • vlerësimin e aplikimit për vizë ose kohën e shqyrtimit të tij; ose
  • vendimin e përfaqësisë diplomatike përkatëse lidhur me aplikimin për vizë.

Tarifat aktuale për shërbimet shtesë të ofruara mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit, te seksioni “Informacion mbi vizat”, nën rubrikën “Tarifat”.