Siguria
Aplikantët të cilët vizitojnë degët e VisaMetric, duhet të kenë parasysh rregullat e sigurisë si në vijim. Aplikantët nuk guxojnë që të mbajnë gjësendet si mëposhtë në pëpruthshmëri me rregullat e sigurisë të vendosura nga Misioni Diplomatik:
Celularët nuk guxojnë që të përdoren për fotografim dhe /ose inçizim audio apo vizuel;
Çdo lëndë djegëse dhe objekte të mprehta
Armë ose të ngjashme me to ose materiale shpërthyese;
Kafshë (shkaku i reaksioneve potenciale alergjike)
Zarfe të mbyllura ose paketa;
Alkohol ose kanaçe alkoholësh
Ushqim dhe pije;
Çanta ose valixhe më të mëdha se kabina me madhësi sa një valixhe
Kjo listë mund të përfshijë por jodomosdoshmërisht të gjitha ndalesat
Personeli i sigurimit dhe punëtorët e VisaMetric kanë drejtë të kontrollojnë çdoherë çantat e aplikantëve. Ky personel është i autorizuar të ndalojë marrjen me vete të objekteve të sipërpërmendura
Për shkaqe sigurie aplikantëve nuk u lejohet të shoqërohen nga shokët, të afërmit apo kolegët gjatë kohës së aplikimit. (Vetëm aplikanti apo i autorizuari i tij mund të hyjnë në hapësirat e VisaMetric.). Personat me aftësi trupore të kufizuar apo analfabetët kanë të drejtë të kenë një shoqërues me vete gjatë aplikimit
Aplikantët mund të futen vetëm në hapësirat e përgjithshme të degës së VisaMetric (jashta hapësirës së përsonelit, WC, etj).
The VisaMetric offices do not provide any designated areas to store the items mentioned above. Applicants are kindly requested to find alternative ways to store these items before entering the visa application centers;
Degët e VisaMetric në përputhje me rregulloret tona të sigurisë, janë të monitoruara gjatë gjithë ditës nga kamerat e sigurisë.
Politikat mbi konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale
Kjo politikë mbi konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale përfshin
Çfarë të dhënash personale mbëlidhen nga VisaMetriku përmes ueb faqes, cilitdo ueb aplikacion i cili mund të shpiket në të ardhmen apo metoda tjera;
Si dhe për çfarë qëllimesh të dhënat personale përdoren;
Me kë mund ti ndajë këto të dhëna personale VisaMetriku
Cilat janë masat që merren sa i përket sigurisë së të dhënave tuaja personale;
Cilat janë të drejtat mbi të dhënat tuaja personale të përpunuara nga VisaMetriku dhe si mund të ushtrohen të njëjtat;
Kohëzgjatja e mbajtjes së të dhënave tuaja personale;
Informacion mbi konfidencialitetin
VisaMetric Group deklaron se të dhënat personale të çdo aplikanti nuk do shpërndahen, shfaqen, jepen, huazohen, shiten përveç kur VisaMetrik ka obligim ligjor për ti ndarë të njëjtat si pasojë e një urdhëri gjykateje ose çfarëdo aksioni tjetër ligjor; të gjitha të dhënat personale ruhen me kujsed.
Informacion mbi Mbrojtjen e të dhënave personale
Ne, si VisaMetrik, shfaqim ndjeshmërinë më të lartë sa i përket kushteve të sigurisë së të dhënave tuaja personale. Kështu, ne i japim rëndësi të madhe përpunimit dhe ruajtjes së të gjitha llojeve të të dhënave personale që u përkasin të gjithë individëve që kanë të bëjnë me VisaMetrik, sidomos aplikantëve që përfitojnë nga shërbimet dhe produktet tona, në përputhshmëri me Ligjin mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Me përgjegjësinë më të lartë që na detyron Ligji, i përpunojmë të dhënat personale, nën mbikqyrjen e "Supervizorit së të Dhënave" sipas Ligjit, të përshkruar si mëposhtë si dhe në kornizën e definuar sipas rregulloreve përkatëse.
1. Mbledhja, Përpunimi i të Dhënave Personale dhe Përpunimi
Me vetë faktin që të dhënat pesonale dallojnë sipas shërbimit të ofruar nga VisaMetrik si dhe aktiviteve komrcijale të së njëjtës, ata mund të mblidhen verbalisht, në formë të shkruar ose në mënyrë elektronike përmes metodave automatike ose manuale, përmes njësive dhe zyrave, rrjeteve sociale, aplikacioneve në celular, të cilat mund të shfaqen në të ardhmen, ose mënyrave të ngjashme. Të dhënat e juaja personale mund të krijohen, të përdtësohen dhe të përpunohen sa kohë që ju përfitoni nga prodhimet dhe shërbimet e ofruara nga VisaMetrik.
Për më tepër, kur ju përdorni qendrën e thirjeve ose faqen e ueb faqes me qëllim që të përfitoni nga shërbimet e VisaMetrikut, kur ju vizitoni zyrat tona ose ueb faqen, kur ju merrni pjesë në organizime të mbajtura nga VisaMetric, të dhënat tuaja personale mund të shqyrtohen.
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen sipas një kornize të kushteve të përpunimit të të dhënave personale si dhe objektivave të theksuara në Ligj, me qëllim kryerjen e detyrave të nevojshme, nga njësitë tona të punës, që të sigurohemi se ju përfitoni nga produktet dhe shërbimet e ofruara nga VisaMetrik, në përputhshmëri me pajtueshmërinë dhe nevojat tuaja, si dhe të njëjtat u ofrohen si duhet; që të ruhet siguria komerciale dhe ligjore e Visametrikut dhe personave juridik në relacione biznesi me Visametrikun, përcaktimi dhe zbatimi i strategjisë komerciale dhe biznesore, si dhe implementimi i politikave të burimeve njerëzore të VisaMetrikut.
2. Përpunimi dhe Mbledhja e të Dhënave Personale
Termi të "Dhëna Personale" i përdorur në këtë rregullore, ka të bëjë me emrin, mbiemrin, datën e lindjes, numrin e pasaportës, skadimi i pasaportës, numri amë, data e fluturimit, data e kthimit, numri fiks, celulari, email adresa, adresa e banimit, të cilat do përdoren për të verifikuar identitetin tuaj. VisaMetrik ka të drejtën ekskluzive që të kërkojë të dhëna shtesë si dhe informacione sipas praksës dhe kërkesave relevante të Ambasadave dhe Konzullatave të shteteve përkatëse.
3.TRANSFERIMI I TE DHENAVE PERSONALE
Të dhënat tuaja personale mund ti transferohen partnerëve biznesor, furnizuesve, agjensioneve, Menaxhmentit të VizaMetrikut, aksionerëve të kompanisë si dhe zyrave publike të autorizuara ligjërisht dhe institucioneve me qëllim që të kryhen detyrat e nevojshme nga njësitë tona që ju të përfitoni nga produktet dhe shërbimet që ofrohen nga VisaMetrik. Të njëjtat u ofrohen bazuar kërkesave dhe pëlqimit tuaj; të garantohet siguria komerciale dhe ligjore e personave fizik dhe juridik me të cilët VisaMetriku ka relacione biznesi, si dhe implemenohet strategjia komerciale dhe biznesore e së njëjtës.
4. Metodologjia dhe Baza Ligjore për Mbledhjen e të dhënave Personale
Të dhënat personale mblidhen nga njësite dhe punonjësit e autorizuar te Kompanisë nëpermjet metodave automatike dhe jo automatike, verbalisht, me shkrim ose në mënyrë elektronike. Në bazë të Nenit 5 te Ligjit Mbi Mbrojtjen të Dhënave Personale, përpunimi i te dhënave personale është i ligjshëm nëse zbatohen kriteret: nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqiminin, nëse përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate, për respektimin e obligimit ligjor, për kryerjen e një detyre me interes publik.
5. Ruajtja e të Dhënave Personale
Të dhënat personale të mbledhura nga aplikanti verbalisht, në formë të shkruar ose nga rrjetet sociale, përmes njësive të VisaMetrikut dhe zyrave, ueb faqeve, rrjeteve sociale, si dhe mënyrave të ngjashme, do të ruhen vetëm një periudhë të caktuar sipas rregullores, në raste kur kohëzgjatja nuk është e definuar me rregullore, atëherë për aq kohë sa duhet të njëjtat të përpunohen. Të dhënat e ruajtura do të fshihen, eliminohen ose do të mbulohen pasi që të arrihet qëllimi i përpunimit të së njëjtave dhe validiteti i tyre do skadon.
6. Masa që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e të Dhënave Personale
VisaMetriku obligohet që ti mer të gjitha masat teknike dhe administrative që ti ruajë nga qasja e paautorizuar të dhënat personale të mbledhura nga aplikantët si dhe nga të gjithë personat juridik, të dhënat e të cilave përpunohen nga VisaMetriku, humbja e tyre, keqpërdorimi, shfaqja, ndryshimi ose publikimi i paautorizuar. VisaMetrik nuk do mban përgjegjësi nëse dëmi shkaktohet si pasojë e dëmtimit të serverëve, përkundër faktit se të gjitha masat sipas ligjit janë marur për të mbrojtur të dhënat personale, ose si pasoj e ndonjë fatkeqësie si sulm kibernetik, thyerja e sistemit të ruajtjes,ose fuqive mbinatyrore si tërmeti, vërshima, zjarri etj.
7. Ruajtja e të Dhënave Personale Saktë dhe të Përditësuara
Të dhënat personale të mbledhura nga aplikanti verbalisht, në formë të shkruar ose nga rrjetet sociale, përmes njësive të VisaMetrikut dhe zyrave, ueb faqeve, rrjeteve sociale, si dhe mënyrave të ngjashme, do të ruhen vetëm një periudhë të caktuar sipas rregullores, në raste kur kohëzgjatja nuk është e definuar me rregullore, atëherë për aq kohë sa duhet të njëjtat të përpunohen. Të dhënat e ruajtura do të fshihen, eliminohen ose do të mbulohen pasi që të arrihet qëllimi i përpunimit të së njëjtave dhe validiteti i tyre do skadon.
8. Ndryshimet e bëra sipas Rregullores së Konfidecialitetit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale
VisaMetrik ka të drejtën që të bëjë ndryshime të rregullores. Ndryshimet e bëra të rregullores ose përditësimet do të jenë valide që nga dita e publikimit së të njëjtave në uebfaqen e VisaMetrikut. Për këtë arsye, sugjerohet që ky tekst të shqyrtohet periodikisht nga gjithësecili, të dhënat personale e të cilëve shqyrtohen nga VisaMetriku, sidomos aplikantët.
9. Ligjzbatuesit, Gjykatat Përkatëse dhe Institucionet e Rendit
Kjo rregullore bazohet në ligjet e Maqedonisë së Veriut. Për mosmarrëveshjet eventuale të cilat mund të ndodhin nga implementimi i së njëjtës, Gjyqi Civil dhe Institucionet e Rendit në Shkup janë përgjegjëse.
VISAMETRIK GROUP
