Shërbimi VIP
Nëse dëshironi një ambient më të rehatshëm dhe shërbim ekskluziv gjatë paraqitjes së aplikimit tuaj, mund të përfitoni nga shërbimi VIP në degët tona VisaMetric. Kjo ju ofron privatësi dhe një përzgjedhje të pijeve freskuese, ndërkohë që ju merrni ndihmë dhe asistencë personale nga një prej stafit tonë me përvojë.
Krijoni një termin online përpara se të dorëzoni aplikacionin tuaj, në varësi të disponueshmërisë. Ju lutemi vini re se duke rezervuar këtë shërbim nuk do t'ju jepet një termin më i hershëm për të dorëzuar aplikimin tuaj dhe aplikimi juaj nuk do të përpunohet më shpejt nga ambasada edhe nëse përdorni shërbimin normal.
Shërbimi VIP përfshin pa pagesë shërbimet e mëposhtme:
- Fotokopje (Falas)
- E-Mail (Falas)
Përveç kësaj, aplikohet tarifa e vizës dhe tarifa e shërbimit për person. Përdorimi i këtij shërbimi opsional nuk ndikon nëse viza juaj jepet apo jo. Vendimi për aplikimin tuaj për vizë merret nga Ambasada Gjermane (jo nga VisaMetric).
INFORMACIONE MBI SHËRBIMET SHTESË
Përdorimi i shërbimeve shtesë është tërësisht vullnetarë dhe nuk është e patjetërsueshme për dorëzimin e aplikimit për vizë.
Rezervimi ose përdorimi i shërbimeve shtesë nuk ka asnjë ndikim në:
- qasjen e terminit dhe/ose caktimin e terminit;
- kohën e vlerësimit ose përpunimit të një aplikimi për vizë; ose
- vendimin e ambasadës (misionit diplomatik) kompetente në lidhje me aplikimin për vizë.
Tarifat aktuale për shërbimet shtesë të ofruara mund të gjenden në ueb-faqen tonë të internetit nën "Vizë nacionale" në seksionin "Tarifat".
