1. Shqipëri / FAQ / Pas aplikimit tuaj
1. Më kërkuan të dorëzoja dokumente që nuk janë përfshirë në listë, pse?
Ambasada merr gjithmonë vendime edhe sipas situatave specifike. Lista kontrolluese e dokumenteve mund të përfshijë vetëm informacione të përgjithshme që mbulojnë shumicën e te dhenave , por jo të gjitha. Rrjedhimisht, mund të kërkohet një dokument që nuk përfshihet në listë. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të lëshohet një vizë.
2. Si mund ta kontrolloj statusin e apkimimit tim?
Ju mund të përdorni numrin tuaj të aplikimit dhe numrin e pasaportës për të tërhequr aplikacionin tuaj nëpërmjet zonës Ndjekja e aplikacionit.
3. E kuptoj arsyen e refuzimit, por gjithsesi dua që të shkoj në Gjermani. A mund të riaplikoj?
Gjithmonë mund të paraqisni aplikimin për vizë. Rezervoni një termin dhe përgatitni të gjitha dokumentet e përfshira në listën e kontrollit.
Nëse keni kërkuar që aplikimi juaj të rishqyrtohet, ky proces do të ndërpritet pasi të dorëzoni një aplikim të ri.
4. A do të rimbursohet pagesa në rast refuzimi të vizës?
Pagesat janë të pavarura nga vendimi në lidhje me aplikim dhe kryhen për të mbuluar kostot e shpenzimeve operative administrative. Pagesat nuk kthehen nëse aplikimi për vizë refuzohet.
5. Kam gjetur një gabim në ngjitësin(stikersin) time të vizës. Çfarë duhet të bëj?
Ju lutemi, kontrolloni ngjitësin e vizës kur ta merrni pasaportën dhe kontaktoni menjëherë ambasadën përgjegjëse gjermane.
6. Si mund të merret pasaporta?
Mund të zgjedhni që pasaporta tu dërgohet përmes postës në adresën që ju zgjedhni, apo të njëjtën ta merrni vetë në Visametric falas.
