1. Shqipëri / FAQ / Informacionet e Përgjithshme

1. Sa kohë duhet të jetë vlefshmëria e pasaportës sime që të mund të aplikoj?

Që të aplikoni për vizë nacionale, ju duhet të keni pasaportë valide për së paku 1 vit nga momenti i aplikimit
dhe të përmbajë së paku një faqe të zbrazët (para dhe pas) ose dy faqe përballë njëra tjetrës.


2. Cila është koha më e hershme për të aplikuar për Vizë Nacionale

Aplikimet duhet të kryhen sa më shpejt që është e mundur. Finalizimi i procedurave për vizë nacionale mund të zgjasë edhe disa javë. 

Për më tepër informacione vizitoni faqen e Ambasadës Gjermanë Tiranё.


3. A mund të vizitoj Visametric për aplikim pa caktim termini?

Terminet janë të nevojshme për të parashtruar kërkesat. Aplikimet pa termin nuk do pranohen. 


4.Përse nuk mund të gjej datë për termin? Përse nuk mund të rezervoj termin më herët?

Visametric mund të ofrojë termine aq sa i është lejuar nga ana e ambasadës. Visametric nuk ka asnjë ndikim në rezervimin e datave/numrit për termine.


5. A është e vlefshme pasaporta ime për vizën time?

Përpara se të filloni procesin e vizës, sigurohuni që pasaporta juaj të jetë e vlefshme.

  • Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën gjashtë muaj.
  • Pasaporta duhet të përmbajë të paktën dy faqe bosh, të njëpasnjëshme për vizën dhe shënimet hyrëse dhe dalëse për zonën Shengen;
  • Pasaporta juaj duhet të jetë në gjendje të mirë:

             - Filmi mbrojtës në anën e fotografisë suaj nuk duhet të shfaqë asnjë ndryshim;

             - Asnjëra anë nuk mund të jetë prerë ose grisur;

             - Pasaporta juaj nuk duhet të ketë asnjë gërvishtje apo shkarravitje.

  • Pasaporta juaj nuk duhet të jetë më e vjetër se 10 vjet. Nëse pasaporta juaj nuk i plotëson kriteret e mësipërme, do t'ju duhet të keni një pasaportë të re të lëshuar nga autoriteti juaj i pasaportës.