Janar 2024
Informacion I Rendesishme
Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës ka hapur dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën e Shengenit. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se, edhe pse liberalizimi i vizave ka lejuar lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës në shumë vende të Shengenit për qëllime turistike ose të vizitës, ky proces nuk i jep automatikisht të drejtën për të qëndruar ose punuar në këto vende.
Sidoqoftë, shtetasit e huaj që jetojn në Kosovë dhe kanë nevojë për një vizë për të hyrë në zonën e Shengenit duhet të aplikojnë në ambasadën ose konsullatën e vendit të Shengenit përkatës për të cilin dëshirojnë të udhëtojnë.
Për shembull, nëse shtetas i i huaj që jeton në Kosovës (turqit, bangladeshit, irakianët, etj)., dëshiron të udhëtojë në Gjermani për turizëm, mund të aplikojnë për këtë vizë në zyrat e visametricit në Kosovë.
