Njoftim i rëndësishëm për caktimin e termineve dhe aplikimin për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Duke filluar nga 1 qershori 2024, ju mund të përshpejtoni dukshëm procesin e vizës duke siguruar miratimin paraprak: Punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për miratim nga Agjencia Federale e Punësimit përpara se të caktoni një termin për aplikimin e vizës. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit, ju mund të caktoni një termin dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin paraprak.


Për më shumë informacione: https://pristina.diplo.de/xk-de/service/visa-einreise/fillimi-i-punesimit-sipas-rregullores-per-balkanin-perendimor/1767176

2. Rihyrje


Nëse gjatë qëndrimit tuaj të përkohshëm në Kosovë vini re se lejeqëndrimi juaj për Gjermani ka skaduar ose e keni humbur atë, duhet të aplikoni për vizë për rihyrje. Ambasada nuk mund të lëshojë ose vazhdojë një lejeqëndrim, vetëm autoritetet kompetente të imigracionit në vendbanimin tuaj gjerman mund ta bëjnë këtë.

Ju mund të aplikoni për vizë për rihyrje vetëm nëse vendbanimi juaj i përhershëm është në Gjermani dhe nëse mund të dëshmoni se keni lëshuar Gjermaninë brenda 6 muajve të fundit ( p.sh. përmes vulës në pasaportë, një biletë fluturimi në emrin tuaj, punëdhësit aktual apo vërtetimit nga shkolla etj.)

Për më shumë informacione: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/viza-dhe-hyrja-/-/1908690

INFORMACION MBI ROLIN E VISAMETRIC

VisaMetric është autorizuar nga Ambasada përkatëse vetëm për të pranuar dhe për të kryer përpunimin administrativ të aplikimeve për vizë.

VisaMetric nuk merr pjesë në shqyrtimin ose vlerësimin e përmbajtjes së aplikimeve për vizë dhe as në marrjen e vendimit për miratimin ose refuzimin e vizës. VisaMetric nuk ka asnjë ndikim mbi rezultatin e një aplikimi për vizë.

Për pyetje lidhur me vendimin për vizën, statusin aktual të aplikimit ose arsyet e refuzimit, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt Ambasadën ose përfaqësinë diplomatike përkatëse.