Njoftim me SMS
Ne mund t’ju dërgojmë një mesazh (SMS) në numrin tuaj të telefonit për t’ju njoftuar kur pasaporta juaj të jetë gati për t’u tërhequr pasi të përfundojë procedura e vizës.

Shërbimi i njoftimit me SMS është opsional dhe mund ta zgjidhni gjatë procesit të aplikimit. Ju lutemi sigurohuni që të jepni numrin e saktë të telefonit kur aplikoni, në mënyrë që të mos ketë probleme me marrjen e mesazhit.

Vëmendje: Nëse numri juaj i telefonit është i bllokuar për mesazhe informuese apo reklama, mund të ndodhë që të mos i merrni njoftimet me SMS.

Tarifat për këtë shërbim mund t’i gjeni këtu.

INFORMACION MBI SHËRBIMET SHTESË

Përdorimi i shërbimeve shtesë është tërësisht vullnetar dhe nuk përbën kusht për paraqitjen e një aplikimi për vizë.

Rezervimi ose përdorimi i shërbimeve shtesë nuk ndikon në asnjë mënyrë në:

  • mundësinë për të marrë një takim ose në caktimin e takimit;
  • vlerësimin e aplikimit për vizë ose kohën e shqyrtimit të tij; ose
  • vendimin e përfaqësisë diplomatike përkatëse lidhur me aplikimin për vizë.

Tarifat aktuale për shërbimet shtesë të ofruara mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit, te seksioni “Informacion mbi vizat”, nën rubrikën “Tarifat”.