Dokumentet e nevojshme
LISTA E DOKUMENTEVE DHE INFORMACIONET E NEVOJSHME
LISTA E DOKUMENTEVE
Këtu mund të gjeni listën e dokumenteve të kërkuara për aplikimin tuaj për vizë.
Ne ju rekomandojmë që të shqyrtoni dokumentet në detaje dhe të aplikoni me dokumente të plota në ditën e terminit.
https://pristina.diplo.de/xk-de/service/visa-einreise/vize-schengen/1692352
Rregullorja për Ballkanin Perëndimor
Rihyrje
https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/viza-dhe-hyrja-/-/1908690
NJOFTIMET
Wll be add.
Formulari i aplikimit online (Videx)
Ju lutem që përmes butonit të paraqitur ta plotësoni online formularin e aplikimit dhe nënshkruajeni. Më poshtë mund të gjeni udhëzimet për përdorimin e VIDEX.
Pasi ta printoni formularin e plotësuar të aplikimit, ju lusim që t'i rishikoni të gjitha të dhënat. Ju lutem mos harroni që faqet e formularit t'i firmosni personalisht. Pastaj këtë aplikim elektronik silleni bashkë me dokumentet tjera relevante në degën e VisaMetric.
Nëse nuk mund ta mbushni formularin e aplikimit në mënyrë elektronike, atëherë ju keni në dispozicion një formular të printuar paraprakisht. Ju lutem ta keni parasysh që formulari i aplikimit i cili mbushet manualisht-me dorë, mund ta vonojë përpunimin në VisaMetric pasi të gjitha të dhënat duhet të transferohen manualisht.
Dega VisaMetric në Prishtinë ofron një shërbim që aplikantëve t'u plotësohet formulari i aplikimit. Aplikantët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë shërbim në VisaMetric, mund të kërkojnë që formularët e tyre të aplikimit për Schengen t'u plotësohen për 20 Euro për secilin aplikim. Një punonjës i qendrës së pranimit të aplikimit do të vendosë të dhënat e përshkruara nga aplikanti në formularin elektronik në internet dhe do t'i bashkëngjisë një kopje të printuar të këtij formulari me dokumentet e aplikimit. Përshkrimi i të dhënave bazohet në informacionet e dhëna nga aplikanti.
Shërbimi për plotësimin e formularit ofrohet vetëm nëse aplikanti e kërkon vetë dhe nuk është i detyrueshëm. Ky shërbim nuk përfshin këshilla për aplikimin për vizë. Përdorimi ose jo i këtij shërbimi në zyrat tona nuk ndikon në vendimin për vizën. Vendimi për aplikimin tuaj merret vetëm nga Ambasada Gjermane, jo nga Visametric.
Tarifa e vizës dhe tarifa e shërbimit VisaMetric
- Pagesa e tarifës së shërbimit VisaMetric kryhet me Euro.
- Ju lutemi mos harroni se mund ta anuloni takimin tuaj 3 ditë (72 orë) përpara terminit. Për të mos humbur të drejtën e terminit, ju lutemi bëni planifikimet në përputhje me keto rrethana.
- Ambasada pagesën e tarifave të vizës e pranon vetëm me EURO. Ju lutem që ta keni me vete faturën përkatëse të shumës së paguar sepse në të kundërtën kthimi i kusurit është tejet i kufizuar. Monedhat nuk pranohen aq më tepër kartmonedhat 200 EUR apo 500 EUR.
- Klientët të cilët dëshirojnë një shërbim VIP, përveç tarifës për Vizë dhe tarifës së rregullt të VisaMetric paguajnë shumën prej 80 EUR si tarifë shtesë për VIP.
- Ju lutem që ta keni parasysh që tarifa e shërbimit VisaMetric nuk do të rimbursohet po qe se nuk paraqiteni në takim.
- Tarifa e vizës: tarifat e vizave mblidhen në emër të ambasadës dhe u dërgohen atyre për të përpunuar kërkesën tuaj për vizë.
- Tarifa e shërbimit: tarifa e shërbimit ngarkohet nga VisaMetric për pranimin e aplikimit tuaj për vizë. Tarifa e shërbimit të ngarkuar nga VisaMetric për çdo aplikim për vizë është 30 €.
- Shënim i rëndësishëm: Pagesa e tarifës së vizës dhe tarifës së shërbimit nuk garanton lëshimin e vizës. Tarifa e vizës dhe tarifa e shërbimit nuk do të rimbursohen ose transferohen pasi aplikimi për vizë të jetë dërguar në ambasadë, ose nëse viza refuzohet ose procedura anulohet nga aplikanti.Ambasada pagesën e tarifave të vizës e pranon vetëm me EURO. Ju lutem që ta keni me vete faturën përkatëse të shumës së paguar sepse në të kundërtën kthimi i kusurit është tejet i kufizuar. Monedhat nuk pranohen aq më tepër kartmonedhat 200 EUR apo 500 EUR.Klientët të cilët dëshirojnë një shërbim VIP, përveç tarifës për Vizë dhe tarifës së rregullt të Visametric paguajnë shumën prej 50 EUR si tarifë shtesë për VIP.Ju lutem që ta keni parasysh që tarifa e shërbimit VisaMetric nuk do të rimbursohet po qe se nuk paraqiteni në takim.
| Tarifat për vizën Shengen (cash in €) | 0 - 6 Viet | 6 - 12 Viet | 12+ Viet |
|---|---|---|---|
| Tarifa Standarde | 0 € (Kesh në €) | 45 € (Kesh në €) | 90 € (Kesh në €) |
| *Të Tjera | 0 € (Kesh në €) | 35 € (Kesh në €) | 35 € (Kesh në €) |
| Kap Verde | 0 € (Kesh në €) | 33,75 € (Kesh në €) | 67,50 € (Kesh në €) |
*Të tjera: Shtetasit nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavua, Mali i zi, Serbie, Ukraina
*Tarifat paguhen vetëm nëse shtetasit përkatës i nënshtrohen detyrimit për vizë.
| Tarifat për Vizën Nacionale (cash in €) | 0 - 17 Viet | 18+ Viet |
|---|---|---|
| Tarifa Standarde | 37,50 € (Kesh në €) | 75 € (Kesh në €) |
| Tarifat e koordinimit VisaMetric për Vizën Shengen | ||
|---|---|---|
| 30 € |
| Tarifat e koordinimit të VisaMetric për Vizën Kombëtare | ||
|---|---|---|
| 37,50 € |
| Shërbime shtesë | Tarifat e koordinimit VisaMetric | ||
|---|---|---|---|
| Shërbimi VIP | € 50 | ||
| Pasaporta përmes shërbimit ndërlidhës-korrier | € 30 | ||
| Fotografia biometrike | € 5.5 | ||
| Fotokopje, faks dhe shërbime printimi | € 0,5 për faqe | ||
| Plotësimi i formularit të aplikimit | € 20 | ||
| Prime Time | € 60 | ||
|
Shërbimi i njoftimit me telefon |
€ 2.5 | ||
| Njoftim me SMS | € 2.5 | ||
Prishtinë
Rruga “Kaçaniku” Nr.25 Lagja e Muhaxherëve - Prishtinë
038 600-669
