Vizë-informuesi sistemik (VIS):
VIS është një sistem për shkëmbimin e të dhënave rreth Vizave brenda Shteteve të Schengen-it. Qëllimi kryesor i VIS është thjeshtimi i procedurave të aplikimit për viza, lehtësimi i kontrollave ndërmjet kufijve shtetërorë, si dhe që siguria – madje edhe për aplikuesin – të rritet.
Vizë-informuesi sistemik (VIS) i Vendeve Schengen funksionon që nga 25.09.2014.
Gradualisht të gjitha zyrat e vendeve të Schengenit po lidhen me VIS.
Në Kosova më 25.09.2014 përmes VIS është lidhur baza qëndrore e të dhënave me përfaqësitë gjermane. Prej kësaj date e tutje duhet gjithashtu që të gjithë aplikantët për Viza Schengen t’i dorëzojnë edhe shenjat e gishtave
Prej kësaj date në VIS do të ketë disa ndryshime si në vijim:
- Apikantët në aplikimin e parë për Vizë duhet që fillimisht të paraqiten fizikisht në zyre në mënyrë që të mund të merren të dhënat e tij biometrike: Nga ai do të merren dhjetë shenja gishtash dhe një foto.
- Megjithatë, brenda pesë viteve të njejtat shenja gishtash mund të ripërdoren nga Sistemi VIS për aplikimet e mëvonshme e për rrjedhojë nuk do të ishte e nevojshme një paraqitje personale.
- Përmes qasjes në Sistemin VIS, autoritetet kufitare gjatë vizitës së udhëtarit brenda Shteteve të Schengen-it e kanë mundësinë ta verifikojnë identitetin e tij.
Personat të cilëve nuk u kërkohen shenjat e gishtave janë si në vijim:
- Fëmijët nën moshën 12 vjeçare;
- Personat, nga të cilët është e pamundur marrja e shenjave të gishtave;
- Krerët shtetëror, anëtarët e udhëheqësive qeveritare e kombëtare me bashkëshortët e tyre si dhe delegacionet zyrtare kur të njëjtit janë të ftuar në ndonjë ngjarje zyrtare nga këto Vende Anëtare.
Paraqitja personale është e domosdoshme. Vetëm personat, gjurmët e gishtave të të cilëve janë regjistruar paraprakisht nga Amabasada gjermane apo nga vendet tjera të Schengen-it, nuk kanë nevojë të paraqiten personalisht. Megjithatë, takimin për aplikim vize, ju duhet ta keni të caktuar paraprakisht.
