Rregullorja e sigurisë
Aplikantët të cilët vizitojnë degët e VisaMetric, duhet të kenë parasysh rregullat e sigurisë si në vijim:
- Pajisjet dhe materialet e mëposhtme nuk mund të barten ose përdoren gjatë aplikimit.
- Smartfonët, kamerat digitale apo pajisjet tjera gjiruese vizuale dhe akustike.
- Armët apo objekte të ngjashme me to, materiale të ndryshme të ndezshme (shkrepëset, çakmakët, substanca të ndezshme lehtë, mp3-Player, Laptop, aparate regjistruese të zërit me bateri e të ngjashme)
- Kafshë shtëpiake (për shkak të alergjive)
- Zarfet apo paketat e mbyllura.
- Ushqimi dhe pijet.
- Bagazhet, çanta shpine apo valixhet që janë më të mëdha se çantat e dorës (lejohen zarfet që përmbajnë vetëm dokumentet të cilat janë të nevojshme)
Lista (e rënditur) më sipër nuk është e kufizuar në gjërat e përmendura.
- Personeli i sigurimit dhe punëtorët e VisaMetric kanë drejtë të kontrollojnë çdoherë çantat e aplikantëve. Ky personel është i autorizuar të ndalojë marrjen me vete të objekteve të sipërpërmendura.
- Për shkaqe sigurie aplikantëve nuk u lejohet të shoqërohen nga shokët, të afërmit apo kolegët gjatë kohës së aplikimit. (Vetëm aplikanti apo i autorizuari i tij mund të hyjnë në hapësirat e VisaMetric.). Personat me aftësi trupore të kufizuar apo analfabetët kanë të drejtë të kenë një shoqërues me vete gjatë aplikimit.
- Aplikantët mund të futen vetëm në hapësirat e përgjithshme të degës së VisaMetric (jashta hapësirës së përsonelit, WC, etj).
- Brenda VisaMetric nuk lejohen të futen gjësendet e lartpërmendur. Prandaj lusim aplikantët që paraprakisht të sigurohen që ato të mos merren me vete.
- Degët e VisaMetric në përputhje me rregulloret tona të sigurisë, janë të monitoruara gjatë gjithë ditës nga kamerat e sigurisë.
INFORMACION I PERGJITHSHEM MBI MBROJTJEN DHE PERPUNIMIN E TE DHENAVE PERSONALE SI VISAMETRIC
Ne tregojmë ndjeshmëri maksimale ndaj sigurisë së të dhënave tuaja personale. Të dhënat personale të caktuara me te cilët shoqeria vepron i nënshtrohen Ligjit per Mbrojtjen e te Dhënave Personale, rregulloreve dytësore (rregullore, njoftim) dhe rregulloreve detyruese.
1. INFORMACION MBI MBIKEQYRESIN E TE DHENAVE PERSONALE
Në përputhje me ligjin, i regjistruar në Agjencine per Regjistrimin e Bizneseve te Kosoves me numrin unik identifikues 811887655, VISAMETRIC L.L.C L.L.C është “Mbikëqyrësi i të dhënave”.
2. QELLIMET E PERPUNIMIT TE TE DHENAVE PERSONALE
Për të permbushur detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni perkates; Për kryerjen e veprimtarive tregtare nga shoqeria në perputhje me legjislacionin dhe politikat e shoqërise; Për të menaxhuar marredheniet me klientet dhe proceset e komunikimit.
3. TRANSFERIMI I TE DHENAVE PERSONALE
Bazuar në Nenin 19 të Ligjit mbi Mbrojtjen e te Dhenave Personale, subjekti i të dhënave ka te drejtën për të marrë të dhëna personale në lidhje me të, qe ai ose ajo ia ka dhënë kontrolluesit dhe ka te drejtën për te transmetuar ato të dhëna te një kontrollues tjetër. Transferimi i të dhenave personale, te cilat janë perpunuar ose ato qe do të përpunohen në vende tjera dhe tek organizatat nderkombetare, mund të bëhet ne pajtim vetëm me dispozitat e këtij ligji, bazuar ne Nenin 44 të këtij Ligji.
4. MENYRAT DHE BAZA LIGJORE PER MBLEDHJEN E TE DHENAVE PERSONALE
Të dhënat personale mblidhen nga njësite dhe punonjësit e autorizuar te Kompanisë nëpermjet metodave automatike dhe jo automatike, verbalisht, me shkrim ose në mënyrë elektronike. Në bazë të Nenit 5 te Ligjit Mbi Mbrojtjen të Dhënave Personale, përpunimi i te dhënave personale është i ligjshëm nëse zbatohen kriteret: nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqiminin, nëse përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate, për respektimin e obligimit ligjor, për kryerjen e një detyre me interes publik.
5. RUAJTJA E TE DHENAVE PERSONALE
Duke kontaktuar Visametric në cdo kohë:
-Marrja informacionit nëse të dhënat personale janë përpunuar apo jo,
-Nëse të dhënat personale janë përpunuar, duke kerkuar informacion në lidhje me këte,
-Marrja e informacionit për qëllimin e përpunimit të të dhënave personale dhe nëse ato përdoren në përputhje me qëllimin perkatës,
-Marrja e informacionit për personat e tretë të të cileve u jane transferuar te dhënat personale brenda dhe jashtë vendit,
-Në rast se të dhënat personale janë përpunuar në mënyrë jo të plotë ose gabim, duke kërkuar korigjimin e tyre,
-Pavarësisht se ato janë përpunuar në perputhje me dispozitat e ligjit, duke kerkuar fshirjen ose eliminim e të dhënave personale në rast se largohen arsyet që kërkojnë përpunimin e tyre
-Duke kundershtuar cdo pasoje qe lind ndaj vete personit, nëpërmjet analizës së të dhënave të përpunuara, ekskluzivisht me anë të sistemeve automatike,
-Duke kërkuar heqjen e dëmeve në rast të ndonjë dëmtimi për shkak të përpunimit të të dhënave personale në kundërshtim me Ligjin.
- Për të ekzekutuar të drejtat tuaja të përmendura më sipër, ju mund të dërgoni kërkesën tuaj, e cila përfshin informacionin tuaj të nevojshëm identifikues si dhe shpjegime tuaja në lidhje me të drejtën që kërkoni të ekzekutoni.
