Marrja e pasaportës (pa pagesë)
Pasaporta mund të merret personalisht nga aplikanti në zyrën e Visametric, pa asnjë tarifë shtesë.
Pasi pasaporta të jetë kthyer në zyrën e VisaMetric, aplikanti do të njoftohet përmes emailit.
Në parim, pasaportat duhet të tërhiqen nga vetë aplikanti. Megjithatë, zbatohen këto përjashtime:
Prindërit ose kujdestarët ligjorë mund të tërheqin pasaportat në emër të aplikantëve nën moshën 18 vjeç.
Në rastet kur bashkëshortët kanë paraqitur aplikimet së bashku, njëri prej tyre ka të drejtë të tërheqë të dy pasaportat.
Dorëzimi i pasaportës përmes postes
Si alternativë ndaj tërheqjes personale, aplikanti mund të zgjedhë dorëzimin e pasaportës përmes shërbimit korrier(postar), pas aplikimit.
Pas përfundimit të përpunimit, pasaporta do të dorëzohet në adresën e specifikuar nga aplikanti. Ju lutemi vini re se për këtë shërbim aplikohen tarifa përkatëse
INFORMACION MBI SHËRBIMET SHTESË
Përdorimi i shërbimeve shtesë është tërësisht vullnetar dhe nuk përbën kusht për paraqitjen e një aplikimi për vizë.
Rezervimi ose përdorimi i shërbimeve shtesë nuk ndikon në asnjë mënyrë në:
- mundësinë për të marrë një takim ose në caktimin e takimit;
- vlerësimin e aplikimit për vizë ose kohën e shqyrtimit të tij; ose
- vendimin e përfaqësisë diplomatike përkatëse lidhur me aplikimin për vizë.
Tarifat aktuale për shërbimet shtesë të ofruara mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit, te seksioni “Informacion mbi vizat”, nën rubrikën “Tarifat”.