1. Kosovo / FAQ / Dokumentet
1. Çfarë është Deklarata Formale e Detyrimit (Verpflichtungserklärung)?
Deklarata e detyrimit “Verpflichtungserklärung” (VE) është një dokument që përdoret si dëshmi e fondeve të siguruara të mirëmbajtjes për të marrë një vizë gjermane.
Me nënshkrimin e kësaj letre zyrtare të detyrimit, një i afërm, mik ose biznes, i cili ligjërisht është rezident ose person juridik i regjistruar në Gjermani, zotohet se autoritetet federale të mbulojnë të gjitha shpenzimet tuaja të jetesës, shpenzimet mjekësore dhe të kthimit lidhur me vizitën tuaj këtu.
Një letër ftese lëshohet në favor të të ftuarit për të garantuar shpenzimet e tij/saj të jetesës dhe shërben si provë në procedurat administrative ku kërkohen kushtet ekonomike, siç thuhet në § 5 paragrafi 1 i Aktit të Vendbanimit.
Duke dhënë një Deklaratë Formale të Detyrimit (Verpflichtungserklärung), pritësi pranon detyrën e tij/saj për të përballuar të gjitha shpenzimet që lidhen me shpenzimet e jetesës dhe të udhëtimit të aplikantit. Ky rol mund të kryhet nga një individ ose një person juridik.
2. Çfarë është letër-ftesa jozyrtare dhe si duket ajo?
Kur dorëzoni një aplikim për vizë për të vizituar familjen ose miqtë tuaj, duhet të jepni një letër ftese jozyrtare të shkruar nga personi që ju fton.
Akomodimi i ofruar nga familja/miqtë në Gjermani: kërkohet letra e fundite ftesës(jo më e vjetër se 1 muaj) e nikoqirit/pritësit të aplikantit (me datë dhe e nënshkruar ) - që konfirmon periudhën e udhëtimit dhe adresën e qëndrimit - së bashku me një kopje të faqes biografike të pasaportës së nikoqirit dhe të pronarit të vendit ku do të qendroni. Nëse pritësi/nikoqiri nuk është shtetas i BE-së duhet derguar leja e qëndrimit në Gjermani .
3. Ku mund t’i gjej informacionët e detajuar për dokumentet e kërkuara?
Informacionet e detajuara në lidhje me dokumentet e kërkuara mund t'i gjeni në faqen tonë të internetit në rubriken “dokumentet e kërkuara” .
4. Cilat jenë kushtet që duhet plotësuar sigurimi shëndetësor për udhëtimi?
Sigurimi shëndetësor i udhëtimit duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- emri dhe mbiemri i personit të siguruar (sipas pasaportës);
- periudha e siguruar e udhëtimit (periudha minimale e lejuar është periudha e udhëtimit të parë në zonën Shengen);
- numri i ditëve për periudhën e siguruar (numri minimal i ditëve – numri i ditëve të udhëtimit sipas biletave të ofruara);
- territori i siguruar (në mbarë botën ose qarqet Shengen);
- shuma e siguruar (minimumi 30.000 €).
5. Cilat janë dokumentet shtesë që duhen siguruar për aplikantët e mitur?
Aplikantëve të mitur kërkohet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e listuara në listën e kontrollit. Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me dokumentet e nevojshme për të miturit në faqen tonë të internetit në seksionin për të miturit.
6. Cilat janë kërkesat/kushtet lidhur me pasaportin?
Mund të dorëzohen vetëm pasaportat e vlefshme të padëmtuara dhe të cilat janë nënshkruar me dorë.
Përveç kësaj, sipas Kodit të Vizave, vizat Shengen mund të lëshohen vetëm për aplikantët, pasaporta e të cilëve është e vlefshme për të paktën 3 muaj pas përfundimit të udhëtimit, që ështe lëshuar brenda 10 viteve të fundit dhe ka të paktën dy faqe bosh dhe të pashënuara (për ngjitësin e vizave)
7. Në çfarë gjuhe duhet të plotësohet formulari?
Formulari mund të plotësohet në gjermanisht apo edhe në anglisht.
8. Si mund ta plotësoj formularin e aplikimit për vizë?
Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit për vizë online. Por formulari duhet të printohet dhe të nënshkruhet. Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me formularin në faqen tonë të internetit në rubriken e formularit të aplikimit online.
