1. Kosovo / FAQ / Procesi i aplikimit

 

1. A mund të aplikoj pa dorëzuar pasaportën time?

Jo, pasaporta juaj është dokumenti i parë që dorëzohet gjatë një aplikimi për vizë. Prandaj, pasaporti duhet të dorëzohet në zyrën tonë të VizaMatric për t'u dorëzuar në Ambasadën/Konsullatën e përgjithshme gjermane.

 


 

2. Pse kërkohen gjurmët e mia të gishtave për një vizë Shengen?

Përfaqësitë diplomatike gjermane në Kosovë u lidhën me bazën qendrore të të dhënave VIS më 25.09.2014. Që atëherë, aplikantëve u kërkohet të skanojnë gjurmët e gishtërinjve. Të dhënat e marra do të përdoren për Sistemin Evropian të Informacionit të Vizave (VIS). Departamentet e vizave të Gjermanisë janë të detyruara nga rregullorja evropiane në fjalë dhe janë përgjegjëse për zbatimin e saj.

 


 

3. Ku skenohen gjurmët e gishtave?

Gjurmët e gishtave skanohen në zyrat e VisaMetric gjatë aplikimit personal.

 


 

4. A duhet të jap shenja gishtash për çdo aplikim për vizë Shengen?

Jo, gjurmët e gishtave të marra gjatë proceseve të vizave të vendeve të Shengenit janë të vlefshme për 59 muaj. Në raste të jashtëzakonshme, VisaMetric mund t'i duhet të marrë përsëri shenjat e gishtave në përputhje me kërkesat e ambasadës/konsullatës së përgjithshme gjermane.

 


 

5. A mund të aplikoj në Visametric pa termin?

Kërkohet një termin për të paraqitur një aplikim. Aplikimet pa termin nuk do të pranohen.

 


 

6. Ku mund të paguaj tarifën e vizës dhe tarifën e shërbimit VisaMetric?

Tarifat e vizave për të gjitha udhëtimet deri në 90 ditë (Schengen) duhet të paguhen në degën Visametric’ut pas plotësimit të aplikimit. Tarifa e shërbimit duhet të paguhet gjatë rezervimit të terminit.


 

7. Ku mund t'i gjej tarifat e vizave dhe të koordinimit (shërbimit) të VizaMatric?

Informacionet në lidhje me tarifat e vizave dhe shërbimeve mund t'i gjeni në faqen tonë të internetit në rubriken për pagesat.

 


 

8. A ka ndonjë ndryshim në pagesat e vizave ose pagesat e shërbimit të VizaMatric kur nuk jepen gjurmët gishtërinjve?

Pavarësisht nëse keni dhënë shenja gishtash apo jo, kjo nuk ka asnjë efekt në pagesen e vizave dhe të shërbimit.

 


 

9. A duhet të vij personalisht në zyrën e Visometric?

Përfaqësitë diplomatike gjermane në Kosovë u lidhën me bazën qendrore të të dhënave VIS më 25.09.2014. Që atëherë, aplikantëve u kërkohet të skanojnë gjurmët e gishtërinjve. Në raste të jashtëzakonshme, Ambasada/Konsullata mund të kërkojë sërish gjurmë gishtash. Mund të gjeni më shumë informacion rreth procesit të aplikimit në faqen tonë të internetit në rubriken e procesit të dorëzimit/mbledhjes.

 


 

10. Në cilat raste mund të bëhet aplikimi për vizë në degën e Visametric’ut?

Ju mund të aplikoni në Visametric Prishtina nëse destinacioni juaj kryesor i udhëtimit është Gjermania dhe keni vendbanimin tuaj të zakonshëm në Kosovë.

 


 

11. A do të pranohet aplikimi im, nëse nuk është i plotë?

Aplikimet e pakompletuara mund të pranohen nga Visametric vetëm me një deklaratë me shenjë të aplikantit. Megjithatë, ju rekomandojmë që të paraqisni aplikacionin tuaj me dokumente të plota.