1. Kosovo / FAQ / Pas aplikimit tuaj

 

1. Më kërkuan të dorëzoja dokumente që nuk janë përfshirë në listë, pse?

Ambasada merr gjithmonë vendime edhe sipas situatave specifike. Lista kontrolluese e dokumenteve mund të përfshijë vetëm informacione të përgjithshme që mbulojnë shumicën e te dhenave , por jo të gjitha. Rrjedhimisht, mund të kërkohet një dokument që nuk përfshihet në listë. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të lëshohet një vizë.

 


 

 

2. Si mund ta kontrolloj statusin e apkimimit tim?

Ju mund të përdorni numrin tuaj të aplikimit dhe numrin e pasaportës për të tërhequr aplikacionin tuaj nëpërmjet zonës Ndjekja e aplikacionit.


 

3. Unë kam dhënë një letër ftese për një aplikant, e cila përfshin dëshmi të aftësisë sime financiare. Kërkesa u refuzua për shkak të dyshimeve për gatishmërinë e aplikantit për t'u kthyer në vendin e tij/saj, pavarësisht se në letrën time të ftesës kam garantuar se personi do të largohet nga Gjermania sipas planit.

 

Letra e ftesës mund të sigurojë vetëm mbështetje financiare për aplikantin gjatë qëndrimit në Gjermani. Nuk është e mundur të garantohet që aplikanti do të largohet nga vendi. Kjo mund të përcaktohet vetëm sipas situatës specifike personale të aplikantit.

 


 

 

4. E kuptoj arsyen e refuzimit, por gjithsesi dua të shkoj në Gjermani. A mund të aplikoj përsëri?

Gjithmonë mund të paraqisni aplikimin për vizë. Rezervoni një termin dhe përgatitni të gjitha dokumentet e përfshira në listën e kontrollit. 
Nëse keni kërkuar që aplikimi juaj të rishqyrtohet, ky proces do të ndërpritet pasi të dorëzoni një aplikim të ri.

 


 

 

5. A do të rimbursohet pagesa në rast refuzimi të vizës?

Pagesat janë të pavarura nga vendimi në lidhje me aplikim dhe kryhen për të mbuluar kostot e shpenzimeve operative administrative. Pagesat nuk kthehen nëse aplikimi për vizë refuzohet.

 


6. Kam gjetur një gabim në ngjitësin(stikersin) time të vizës. Çfarë duhet të bëj?

 

Ju lutemi, kontrolloni ngjitësin e vizës kur ta merrni pasaportën dhe kontaktoni menjëherë ambasadën përgjegjëse gjermane.

 


 

7. Kam marrë një vizë njëvjeçare, numri i ditëve është “90” dhe hyrja është “MULT”. Çfarë do të thotë saktësisht kjo?

 

Kjo vizë ju lejon të qëndroni në zonën Shengen jo më shumë se 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore, duke filluar nga dita kur hyni për herë të parë në një vend Shengen.
 
Gjithashtu, ju mund të hyni dhe të dilni nga zona Shengen disa herë gjatë kësaj periudhe. Ju lutemi keni kujdes ju nuk mund të kompensoni ditët që nuk i keni përdorur brenda gjashtë muajve të fundit. 
Pasi të keni mbaruar 90 ditët brenda gjysmë viti aktual, duhet të largoheni nga vendi dhe nuk do të mund të ktheheni përpara fillimit të periudhës së ardhshme gjashtëmujore.

 


 

 

8. Kam marrë një vizë me një hyrje. A mund të udhëtoj lirisht brenda zonës Shengen, apo duhet të qëndroj vetëm në një vend?

“Një hyrje”  i referohet vetëm hyrjes suaj të parë në zonën Shengen. Nëse udhëtoni nga Gjermania në një vend tjetër Shengen dhe më pas ktheheni në Gjermani, kjo nuk do të konsiderohet si hyrje shtesë.

 


 

9. Kam marrë një vizë Shengen të vlefshme për 15 ditë nga ambasada gjermane dhe dëshiroj të kaloj 10 ditë në Gjermani. Por sëpari do të doja të kaloja 5 ditë në Itali. A më lejohet kjo?

Në parim, po. Për sa kohë që Gjermania është ende destinacioni juaj kryesor, ju mund të hyni në zonën Shengen nga një vend tjetër. Autoritetet kufitare të vendit të parë Shengen ku hyni mund t'ju kërkojnë të jepni prova që më vonë do të udhëtoni në vendin që ka lëshuar vizën tuaj. Nëse nuk mund të ofroni prova të tilla, mund të mos ju lejohet të kaloni kufirin.

 


 

 

10. Si mund ta marr pasaportën time?

Kur pasaporta juaj të kthehet përsëri në qendrën për aplikim - VizaMatric, ju do të merrni një njoftim në varësi nga mënyra se si  keni kërkuar gjatë dorëzimit që të njoftoheni. Orarin e kthimit të pasaportave mund të mesoni në faqen tonë të internetit dhe në zyrat e VisaMetric.
 Nëse gjatë dorëzimit keni kërkuar shërbimin e dërgesës(me postë),pasaporta juaj do të iu dergohet me  një kompani postare të caktuar nga ne dhe gjithashtu do të merrni një njoftim me email.

 


 

 

 

11. Kam një udhëtim tjetër urgjent, por pasaportin e kam akoma në ambasadën gjermane. A mund ta tërheq aplikacionin tim pa rishikim?  

Po, është mundësia për të kërkuar tërheqjen e dokumenteve nga Ambasada në raste urgjente. Por ai që ka aplikuar duhet t’i vizitoj zyret e VisaMetric dhe të sqarojnë çështjen.